rregullore&privatesi

Posted on: Wed, 02/06/2019 - 18:33 By: olger.melica

Njoftim mbi Privatësinë

Ky njoftim privatësie jep një informacion të përgjithshëm rreth përpunimit të kryer për shërbimet e lidhjes celulare për t’ju ndihmuar të kuptoni si ne e mbledhim, përdorim dhe shkëmbejmë informacionin tuaj për t’i dhënë me shume kuptim politikës sonë të privatësisë.
Ne do të përdorim informacionin tuaj personal për:
Përmirësimin apo ofrimin e produkteve dhe shërbimeve te reja. Ne mbledhim informacion anonim, të paidentifikuar ose të pergjithesuar për të përmirësuar shërbimin ndaj të gjithëve. Mbrojtjen e rrjetit tone dhe manaxhimin e vëllimeve të telefonatave, mesazheve dhe përdorimeve të tjera të rrjetit tone. Për shembull, ne identifikojmë periudhat e pikut që të mund të të sigurojmë që rrjetet e përballojnë vëllimin në ato orë.
Për të kuptuar si i përdorni rrjetin, produktet dhe shërbimet tona. Në këtë mënyrë mund t’i rishikojmë dhe përmirësojmë ato dhe të zhvillojmë produkte dhe shërbime më interesante dhe të përshtatshme, si dhe të personalizojmë produktet dhe shërbimet tona.

Si klienti jonë, ne duam t’ju mbajmë të informuar për produkte dhe shërbime të reja dhe ekzistuese, t’ju ftojmë të merrni pjesë në analizën e tregut ose t’ju njoftojmë për oferta, promocione, çmime ose konkurse. Ne i përshtasim këto mesazhe për ju në bazë të llojeve të produkteve dhe shërbimeve që ju keni blerë nga ne ose informacionit që kemi nga përdorimi i aktivitetit tuaj të thirrjeve dhe mesazheve, informacionin e vendndodhjes dhe atë të kërkimit në internet, nëse ju pranoni që ne ta përpunojmë këtë informacion për këtë qëllim.
Për t’ju shfaqur reklama të përshtatshme, ju do të shihni edhe reklama të targetuara online në bazë të përdorimit të cookies. Ky njihet si reklamim i bazuar në internet. Mund të jetë në faqe interneti që i përkasin Vodafone Group, organizatave të tjera si dhe kanaleve të tjera mediatike online si faqe të mediave sociale. Ne mund të kombinojmë edhe të dhëna të mbledhura nëpëmjet cookies me të dhëna të tjera që kemi mbledhur, nëse ju pranoni që ne të përpunojmë këtë informacion për këtë qëllim.
Ne përdorim një shumëllojshmëri metodash analitike duke përfshirë atë që njihet zakonisht si “Analizë e të dhënave të mëdha”. Analiza e të dhënave të mëdha përfshin teknika analitike me bazë matematikore për grumbuj të mëdhenj dhe të ndryshëm të dhënash, për të zbuluar modele të fshehura dhe më tej trende të pazbuluara. Në Vodafone, ne jemi shumë seriozë në analizën e të dhënave të mëdha. Specialistët tanë të të dhënave janë të detyruar t’i nënëshktrohen një Kodi Etik. Ne kemi një proces strikt të përpunimit të të dhënave që kërkon zbatimin e ligjit të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale përpara se të nisë çdo rast përpunimi të dhënash. Ne kemi gjithashtu rregulla strikte që sigurojnë se informacioni personal është anonim ose i paidentifikuar në stadin e caktuar gjatë procesit. Ndonjëherë do të na duhet t’ju identifikojmë për qëllime kreditimi, mbrojtje nga mashtrimi apo sigurie. Do të kryejmë një kontroll krediti kur ju të aplikoni për një kontratë me ne për çdo produkt apo shërbim.
Gjithashtu do të përdorim informacionin personal për qëllime verifikimi të identitetit, për aksesin në llogarinë tuaj dhe për manaxhimin e përgjithshëm të llogarisë.
Ne do të përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe të trafikut, në mënyrë që t’ju mbrojmë dhe të zbulojmë mashtrime, t’ju mbrojmë dhe të zbulojmë keqpërdorime apo dëmtime të rrjetit tonë, për të rikuperuar borxhet apo për të gjurmuar ata që na detyrohen para si rezultat i përdorimit të shërbimeve tona.
Nëse keni pyetje të tjera në lidhje me këtë deklaratë privatësie ose për mënyrën se si ne e përpunojmë informacionin tuaj, ju lutem kontaktoni alfunc.aksprivacy@vodafone.com.
Ne do të bëjëm të pamundurën për t’ju ardhur në ndihmë, por nëse ende keni pakënaqësi, mund të kontaktoni Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP) – detajet e kontaktit të tyre gjenden në info@idp.al.
Ky aplikacion ofrohet nga Vodafone Albania.
Ne jemi Vodafone Albania sh.a dhe jemi anëtar i Vodafone group Plc. Zyrat tona qëndrore janë në: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. “Pavarësia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Jemi të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me numër NIPT K11715005L., gjithashtu jemi të regjistruar në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave (IDP).
Roli kryesor i Vodafone Albania në telefoninë celulare është të sigurojë lidhjen e pajisjes suaj. Në mënyrë që ju të keni mundësi të dërgoni mesazhe, të telefononi apo të lundroni në internet, gjithashtu kemi nevojë të përpunojmë të dhëna të tilla si numri juaj i telefonit, që të mund të dimë se cili po nis lidhjen, për arsye të tilla si faturimi.
Të dhënat gjenerohen gjithashtu nëpërmjet përdorimit të celularit tuaj; për shembull ora, kohëzgjatja, data dhe vendndodhja e lidhjes kurdoherë që ju e përdorni atë.