kushte&afate

Posted on: Wed, 02/06/2019 - 17:57 By: olger.melica

Kushtet dhe afatet e perdorimit

Mirëseerdhe në aplikacionin JUTH by VODAFONE!
Këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme për përdorimin e aplikacionit JUTH përbëjnë një marrëveshje ligjore te detyrueshme ndërmjet jush dhe Vodafone.
Aplikacioni JUTH eshte nje aplikacion qe ju mundeson klientëve Vodafone me parapagese të:
• Krijojne profilin e tyre JUTH dhe te sigurojne akses te vecante ne te gjithe kanalet e komunikimit me Vodafone dhe me partneret tane
• Informohen ne kohe reale mbi detajet e llogarisë së tyre dhe te përdorimit te paketave (telefonata, sms, internet)
• Personalizojne dhe aktivizojne paketa sipas nevojave te komunikimit
• Argetohen me lojera dhe perdorin risite e fundit.
• Shperblehen gjate perdorimit.
Duke perdorur kete aplikacion, ju bini dakord të veproni në përputhje me kushtet e kësaj marrëveshjeje. Nëse nuk jeni dakord të veproni në përputhje me kushtet dhe afatet e kësaj marrëveshjeje, ju nuk mund te vazhdoni me regjistrimin dhe perdorimin e ketij aplikacioni.
Pas një njoftimi të arsyeshëm, përfshi publikimin e një versioni të ri te aplikacionit, Vodafone ka të drejtë ta ndryshojë këtë marrëveshje. Ju gjithashtu bini dakord se përdorimi në vazhdimësi nga ana juaj i aplikacionit përbën pranim të kushteve të kësaj Marrëveshjeje, me ndryshimet përkatëse.
Me pranimin e kësaj marrëveshjeje, ju keni të drejtë të perdorni pa pagesë aplikacionin JUTH.

Të drejtat e Përdorimit

Ne ju japim të drejta jo-ekskluzive për të përdorur aplikacionin JUTH. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi e nuk kemi asnjë detyrim, dhe as nuk japim liçensa/të drejta për përdorimin e aplikacionit në një rrjet ose me nje kartë SIM që nuk është Vodafone me parapagese. Ju nuk mund të kopjoni, ndryshoni, ndani në pjesë ose zbërtheni aplikacionin. Ju nuk mund të transferoni, të kaloni, të jepni me nën-liçense apo të shpërndani ose t"i lejoni një pale të tretë të përdorë aplikacionin ose një pjesë të tij. Ju pranoni të mos përdorni aplikacionin apo një pjesë të tij në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme.

Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale

Ju nuk përfitoni të drejta të Pronësisë Intelektuale ose të drejta të tjera të lidhura me të, përfshirë patenta, dizenjo, marka tregtare, të drejta të autorit në lidhje me përmbajtjen e aplikacionit JUTH. Ofrimi nga ana jonë i aplikacionit nuk nënkupton transferimin e të drejtave të Pronësisë Intelektuale të zotëruara nga ana jonë apo nga ofruesit e liçensuar në lidhje me aplikacionin, por thjesht lejimin e përdorimit të tij sipas Kushteve të Përgjithshme për Përdorimin tij. Përdorimi i aplikacionit JUTH mbrohet nga ligji i zbatueshëm në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe Traktatet Ndërkombëtare përkatëse. Ju nuk mund të printoni, kopjoni, riprodhoni, shpërndani, modifikoni ose të dublikoni në ndonjë mënyrë tjetër, tërësisht ose pjesërisht, software apo materiale të tjera që iu jepen në lidhje me aplikacionin JUTH.

Aksesi në Shërbim dhe Mbrojtja e të Dhënave tuaja Personale

Per te aksesuar dhe perdoruar aplikacionin JUTH perdoruesi duhet te regjistrohet ne aplikacionin duke plotesuar keto kushte:
• Te jete deri ne 25 vjec
• Te kete nje llogari Facebook-u aktive
• Te kete nje number Vodafone me parapagese aktiv
Qellimi i perdorimit te llogarise se Facebook-ut gjate regjistrimit eshte per te verifikuar ditelindjen. Te dhenat nga Facebook-u merren gjithmone me dijenine dhe aprovimin e klientit, gjate procesit te regjistrimit.
Aplikacioni JUTH grumbullon të dhëna personale si numër telefoni, tipi i pajisjes, çastin e fundit të qasjes në aplikacion, dhe për vendndodhjen nga pajisja GPS e telefonit tuaj celular kur ju jeni duke përdorur aplikacionin, gjithmone nëse Ju keni dhënë një autorizim të qartë që aplikacioni të aksesojë vendndodhjen tuaj. Të dhënat e mbledhura dhe të gjeneruara gjatë përdorimit të aplikacionit do të përdoren nga shoqëria Vodafone për ofrimin e Shërbimit, e cila do t"i përpunojë ato automatikisht në përputhje me ligjet Shqiptare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Direktivën e BE 95/46/EC mbi mbrojtjen e individëve sa i përket proçesimit të të dhënave personale dhe lëvizjes së lirë të këtyre të dhënave.
Me pranimin e këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme për përdorimin e JUTH, Ju lejoni dhe autorizoni Vodafone të aksesojë, ruajë, përdorë dhe transferojë ne vendet e BE të dhënat tuaja personale që përfshijnë të dhëna mbi vendndodhjen tuaj sipas kërkesës e nevojës suaj, numrin tuaj të telefonit, adresë email-i, si dhe historikun e trafikut, për përmbushjen e qëllimit të shërbimit dhe në përputhje të plotë e në respektim të legjislacionit Shqiptar e të BE në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke i përdorur këto të dhëna vetëm për qëllimin e këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme, duke garantuar nivele të përshtatshme të sigurisë dhe mbrojtjes në trajtimin e këtij informacioni. Përpunimi dhe ruajtja e të dhënave tuaja si më sipër do të bëhet nëpërputhje me politikën e privatësisë që e gjeni në faqen zyrtare www.vodafone.al
Vodafone nuk rezervon të drejtën të përdorë nënkontraktorët për përpunimin e plotë ose të pjesshëm të të dhënave personale të përmendura në këtë Marrëveshje, për aq sa lejohet nga ligji në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, dhe duke respektuar detyrimin për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave dhe për të garantuar të njëjtat nivele mbrojtjeje dhe sigurisë në lidhje me të dhënat e pajtimtarit që ajo akseson në respektim të legjislacionit Shqiptar në fuqi dhe nuk do ta përdorë këtë informacion për asnjë qëllim tjetër dhe as nuk do ta lidhë atë me të dhëna të tjera. Në rast ankesë mbi mënyrën sesi janë përdorur të dhënat tuaja personale ju mund të drejtoheni në numrin e shërbimit ndaj klientit 140 ose në adresën e emailit juthsuport@vodafone.com
Me pranimin e këtyre Kushteve dhe Afateve të Përgjithshme, Ju pranoni që keni marrë dijeni për politikën e privatësisë të Vodafone dhe që lejoni këtë të fundit të aksesojë të dhënat tuaja që konsistojnë në: Numër telefoni, numri i identifikimit tuaj si klient Vodafone, email, tipi i pajisjes, numrin miqve dhe familjarëve që Ju përdorni gjatë përdorimit të funksionaliteteve të Aplikacionit, çastin e fundit të qasjes në My Vodafone, dhe statusin e GPS (nëse është on/off) me qëllim ofrimin e shërbimit të kujdesit ndaj klientit përsa i përket pyetjeve dhe ankesave lidhur me këtë Aplikacion.
Sipas ligjit të zbatueshëm, pajtimtari ka të drejtë të aksesojë të dhëna në lidhje me të dhe mund të kërkojë korrigjimin apo modifikimin apo fshirjen e këtij informacioni duke kontaktuar drejtpërsëdrejti Vodafone në pikat e kontaktit më lartë. Për më tepër informacion në lidhje me këto të drejta, lutemi të klikoni linkun Suplementi i Rregullores së Privatësisë.

Përgjegjësia për Veprimet Tuaja

Ju mbani përgjegjësi të plotë për veprimet tuaja në lidhje me të gjithë Përmbajtjen që shkarkoni.

Përgjegjësia për Sigurinë Tuaj

Nëse jeni 18 vjeç ose më shumë, ju mbani personalisht përgjegjësi për detyrimet tuaja qe lindin nga përdorimi i aplikacionit JUTH të ofruar nga Vodafone.
Nëse jeni nën 18 vjeç, ju dhe prindërit tuaj ose kujdestari juaj ligjor mbani përgjegjësi për detyrimet tuaja qe lindin nga përdorimi i aplikacionit JUTH.

Rregullat e Përdorimit të Aplikacionit JUTH

Me përdorimin e aplikacionit JUTH, ju merrni përsipër sa më poshtë:
Mospërdorimin e aplikacionit JUTH për qëllime komerciale. Ky aplikacion është vetëm për përdorimin personal të klientëve Vodafone dhe nuk mund të përdoret për veprimtari tregtare, përveçse kur është miratuar në mënyrë te qarte me shkrim nga Vodafone. Mosvendosja e Lidhjeve të Paautorizuara. Nëse dëshironi të lidheni me rrjetin Vodafone, ju pranoni se: (i) nuk do të riprodhoni aplikacionin JUTH (ii) nuk do të kryeni veprime që lidhen me ose shkaktojnë vendosjen e përmbajtjeve me natyrë përçmuese apo keqinformimuese rreth Vodafone në faqen e internetit.

Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit

Nëse keni nevojë për asistencë në lidhje me aplikacionin JUTH, ju lutemi telefononi Shërbimin e Kujdesit per Klientin ne numrin 140, nëse jeni duke përdorur rrjetin e Vodafone, vizitoni faqen tonë zyrtare vodafone.al ose hyni në faqen e Vodafone në Facebook.

Përjashtimi i Garancive

Për aq sa lejohet nga ligji i zbatueshëm, aplikacioni JUTH ju ofrohet "siç është" pa asnjë garanci apo kushte të tjera nga ofruesit e liçensuar të aplikacionit. Për aq sa lejohet nga ligji, ne dhe ofruesit tanë të liçensuar të aplikacionit JUTH mohojmë dhe përjashtojmë të gjitha garancitë, përfaqësimet, kushtet dhe kushtet e tjera të çdo lloji, të shprehura apo të nënkuptuara, që lindin nga ligji, konventat apo në ndonjë mënyrë tjetër.

Kufizimi i Përgjegjësisë

Ne ose ofruesit tanë të liçensuar të aplikacionit JUTH nuk do t’ju detyrohemi për rimbursim, kompensim apo për dëmet për shkak të humbjes së fitimit aktual apo të ardhshëm, humbjen e të ardhurave, xhiron e shitjeve; humbjen e emrit të mirë, humbjen ose dëmtimin e reputacionit, humbjen e klientëve, humbjen e kursimeve te parashikuara, humbjen ose dëmtimin e të dhënave apo programeve apo për arsye të tjera çfarëdo qofshin ose indirekte, të veçanta, të rastësishme ose të rëndësishme, qoftë të shkaktuara padrejtësisht (përfshi nga neglizhenca) qoftë për shkak të kontratës, madje edhe në qoftë se ne apo ofruesit tanë të liçensuar të aplikacionit JUTH kanë qenë të informuar për mundësinë e humbjeve apo dëmtimeve të tilla.

Ligji i zbatueshëm dhe Juridiksioni

Për këto Kushte dhe Afate të Përgjithshme për përdorimin e aplikacionit JUTH do të zbatohet ligji Shqiptar. Palët i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave Shqiptare.

Të ndryshme

Ju pranoni që aplikacioni JUTH, mund të mos jetë i përdorshem për shkak të mospërputhshmërisë se tij me celularin juaj. Për të përdorur aplikacionin, Ju duhet të keni konfiguruar më parë celularin juaj për të mundësuar navigimin në internet.
Informacioni në lidhje me aparatet celulare nëpërmjet të cilëve mund të aksesohet aplikacioni JUTH mund të merret duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit të Vodafone Albania.